E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

“Tenderi 50 mije eurosh”, Pushteti i Ramiz Lladrovcit e “shpërblen” me tender mbështetësin e fushatës [DOKUMENT]

Komuna e Drenasit me 15 shtator të këtij viti e ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Urban Tech” për mirëmbajtjen e paisjeve teknologjike në shkolla – projekt dy vjeçar, raporton portali rajoni.org.

Siç bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, vlera totale e projektit është 50 mije euro, ndersa vlera e poentimit është 2 mije e 404 euro.

Pronari i Urban Tech mbështetes i strukturës se Ramiz Lladrovcit

Urban Tech përveç si përfitues i tenderit në Komunën e Drenasit, pronari i saj, Kushtrim Qorri, njihet edhe për mbështetjen dhe afërsin e tij të madhe ndaj kryetarit të kësaj komuna, Ramiz Lladrovcin e PDK-së.

Rajoni ka zbuluar se Kushtrim Qorri përveç tyre është edhe anëtar i PDK’së i nëndegës Drenasi III.

 

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer