E shtunë, 28 Shtator, 2024

City fiton me përmbysje nga West Ham dhe rimerr kreun

Manchester City nuk ka lejuar Liverpoolin gjatë ta mbajë kreun e tabelës në Premier League.

 

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar me përmbysje nga West Ham.

Vendasit kanë gjetur golin në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur Ward-Prowse ka shënuar pas një asisti nga Coufal.

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.

Pastaj pjesa e dytë i ka takuar Cityt.

Doku (46′), Silva (76′) dhe Haaland (86′) janë regjistruar në listën e realizatorëve të golave për Cityn.

Pas kësaj fitore City e rikthen brenda ditës pozitën e parë në tabelë, të cilën ia kishte rrezikuar Liverpool pas fitores ndaj Wolves.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer