Te gjithëve na ka rënë në sy në rrjetet sociale dhe televizionet nacionale, spoti i Shkollës Amerikane në Kosovë, si një ndër vatrat ma kredibile të arsimit privat në Kosovë, që tubon nxënsit e talentuar, shkruan portali rajoni.org.
Mirëpo, askush nuk e kishte ditur se protagonisti kryesor i këtij spoti është nga komuna e Skenderajt. Rilind Beka, nxënës i klasës së VI/3 në SHFMU “Shaban Jashari” në Skenderaj, është një talent i shquar që është përzgjedhur nga kjo shkollë për ta përfaqësuar stilin e sukseseve dhe arritjeve në një reklamë të veçantë.
Rilindi është jo vetëm një fytyrë e njohur në reklamën e Shkollës Amerikane, por gjithashtu një shembull frymëzues për nxënësit e Kosovës. Ai ka treguar suksese të jashtëzakonshme në fushën e arsimit dhe ka bërë komunitetin e Skenderajt krenar me arritjet e tij të shquara.
Me talentin dhe vendosmërinë e tij, Rilind Beka përfaqëson një model të pasimit për të gjithë nxënësit e Kosovës, duke demonstruar se me punë dhe përkushtim, është e mundur të arrihet suksesi në arsim dhe në jetë./Rajoni.org/