E diel, 29 Shtator, 2024

Aksion i madh i IPK’së – Ky është polici i arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për zhvillimin e një operacioni në pesë lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

Gazeta Insajderi nga burimet e saja ka mësuar se janë arrestuar pesë persona. Një zyrtar policor dhe katër qytetar.

Po ashtu, sipas këtij burimi, polici i arrestuar është Safet Nura.

Sipas IPK-së, aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm. IPK do ju informoj gjatë ditës për ecurinë e operacionit dhe veprimet e ndërmarra në konsultim me prokurorin e rastit në zbatim të urdhëresës së gjykatës”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer