Një baba e ka denoncuar dje në stacionin policor në Skenderaj, djalin e tij, për shkak se pretendon se i njëjti e ka kanosur, raporton portali rajoni.org.
Ai u ka thënë hetuesve policorë që djali i tij, është përdorues i narkotikëve.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Komunikata e plotë:
Skenderaj 19.09.2023-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur prindin e tij. Sipas ankuesit, i dyshuari është përdorues i narkotikëve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/Rajoni.org/