E diel, 29 Shtator, 2024

Escobar me kritika të ashpra: Kurti e ka marrë dialogun “po apo jo”, jam alarmuar me sulmet ndaj Lajçakut

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka reaguar lidhur me situatën e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka pasur kritika të ashpra për Qeverinë e Kosovës dhe Kurtin indirekt, duke theksuar se e ka marrë dialogun me “po apo jo”.

“Nëse do të më duhej të thoja diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës.

Escobar është pyetur për kritikat që kryeministri Kurti ia drejtoi emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak. Ai ka thënë se emisari Lajçak gëzon bezim të plotë nga BE-ja dhe Amerika.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij”, ka deklaruar Escobar në këtë intervistë.

“Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, deklaroi Gabriel Escobar.

Emiassri amerikan u pyet edhe për faktin që Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Escobar ka thënë

“Nuk e kam takuar Presidentin Vuçiç. Do të doja ta them që ne mendojmë se Serbia duhet të vendosë sanksione. Nuk ka ndonjë detyrim ligjor për të vepruar kështu dhe është qartësisht një vend që mund të drejtojë vetë politikën e tij të jashtme. Por nuk është në të mirë të imazhit të Serbisë që të qëndrojë në periferi të familjes evropiane. Pra kjo është ajo që e kemi thënë vazhdimisht dhe do ta përsëris”, tha Escobar.

Ai dha detaje edhe për takimet me liderët e Ballkanit në New York.

“Kjo varet se me cilët udhëheqës ishte takimi, apo jo? Mund t’ju them tashmë se jam i shqetësuar se po shohim të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive. Kemi në njërën anë anëtarët e NATO-s që janë shumë të përkushtuar ndaj orientimit të tyre në NATO dhe atij evropian, dhe pastaj kemi tre të tjerët që po vështirësohen. Prandaj në takimet e mia, unë kam thënë në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugëtimin euroatlantik për të gjithë ata. Dhe do të donim që të zgjidhnin dallimet e brendshme dhe rajonale që po i pengojnë të përparojnë”, theksoi Gabriel Escobar.

Kurti në anën tjetër nuk ka pranuar të komentojë rreth përgjigjeve nga BE-ja dhe Amerika pas kritikave të ashpra të tij ndaj Miroslav Lajçakut.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer