Kreshnik Fazliu, i njohur si “MC Kresha” është larguar nga klubi i FC Phoenix.
Mitrovicasi ka dhënë dorëheqje nga pozita e menaxherit të skuadrës nga Banja e Pejës, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi me anë të një njoftimi, duke treguar edhe arsyet e largimit të tij.
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
Tifozë të nderuar,
Dua t’ju informoj rreth një zhvillimi të rëndësishëm në klubin tonë, FC Phoenix, në lidhje me pozitën e menaxherit gjeneral.
Para disa mujave, i kemi ofruar pozitën e menaxherit gjeneral të ekipit tonë Mc Kreshës. Megjithatë kësaj oferte, ai, i cili po kthehej nga angazhime të mëdha në koncerte, nuk mundi të qëndronte afër ekipit dhe, me keqardhje, vendosi të lirojë pozitën e menaxherit.
Si klub, jemi mirënjohës për marrëveshjen dhe i uronim sukses në të ardhmen. Ne po vazhdojmë të punojmë me qëllim të përmirësimit të performancës sonë dhe besojmë tek trajneri ynë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit.