E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

“Do të kujtoj gjithmonë shpëtimtari im” – familjarë e bashkëluftëtarë me fjalë prekëse pas vdekjes së njërit nga të plagosurit në Rahovec

Një nga të plagosurit më 19 shtator në Rahovec, ka vdekur në QKUK. Sipas faqes së OVL-UÇK në Rahovec, viktima ishte ish-ushtar i UÇK-së.

OVL e UÇK-së në Rahovec kujtoi kontributin e tij, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të ngushtë.

Më pas edhe Ilir Dugolli, bashkëluftëtari, me një postim prekës kujtoi faktin se Veliu kishte qenë shpëtimtar i tij.

Gjithashtu, nuk mungoi as përkujtimi nga njëri prej familjarëve të ngushtë, Ali Dula, që çmoi Nazimin për karakterin që kishte e punën që bënte.

“Tezak i dashur Nazim, dora po m’dridhet e lotët me dënesat s’po mund t’i ndali m’le pa asnjë fjalë e as lamtumirën nuk arrite të m’a thuash të pata tezak, por më shumë shok, më afër si vëlla, e me kujdes si prind… ti që gëzoheshe e krenoheshe kudo e çdoherë për çdo sukses timin ti që s’dite kurrë ta kursesh veten për asgjë e për askë, me ty që nuk shkonte dita pa u parë e pa u dëgjuar… ti o shyhreti i ndejave e sakrifikues i shoqërisë ti që goditjet e sprovave të jetës familjare sapo i përjetove e fillove të mësohesh me to si një caktim Zoti, ti që kishe për jetën çdoherë elan e plan.. ti që i bëre ballë si një luan dy luftërave, atë të Kroacisë e të Kosovës tënde që e deshte më shumë se veten, por sot…sot nuk i bëre ballë plagëve të kobshme… Do të lutem për shpirtin tënd, tezak, e s’do të të harroj sa të jem gjallë. Allahu i Gjithëmëshirshëm të mbuloftë me mëshirën e Tij n’amshim, xhenneti më i bukur qoftë grada më e lartë për ty! Amin!”, ka shkruar njër familjar i të ndjerit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer