E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ky është polici i cili mbeti i vrarë në veri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjske të Zveçanit, ku në këtë fshat është vrarë polici Afrim Bunjaku nga Vushtria dhe një tjetër është plagosur.

Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar rastin tragjik, duke thënë se ky sulm u krye nga krimi i organizuar që po mbështetet nga Beogradi zyrtar.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.”

Rajoni do t’iu mbajë të informuar…

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer