E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Ambasadori Hovenier me reagim të ashpër: Sulmet duhet të ndalen, autorët do të dalin para drejtësisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar ashpër pas vrasjes së policit kosovar në pjesën veriore të Kosovës.

Në reagimin e amabsadës thuhet se Policia e Kosoës është reagues i parë në situata të krizave, dhe Amerika e njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës.

Hovenier ka shkruar se sulmet duhet të ndalen dhe autorët do të dalin para drejtësisë.

REAGIMI:

DEKLARATA E AMBASADORIT JEFFREY M. HOVENIER 24 shtator 2023

Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagues i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit.

Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndalojnë menjëherë sulmet e tyre.

Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim të shpejtë për dy oficerët e plagosur.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer