E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Vrasja e policit Afrim Bunjaku/ Vjen reagimi i ish-komandantit Sami Lushtaku

Policia e Kosovës në mëngjesin e së dielës është sulmuar nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e atij sulmi, rreshteri Afrim Bunjaku u vra, një zyrtar policor u plagos dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.

Policia të hënën tregoi se tre sulmues janë vrarë, dhe janë arrestuar pesë persona, njëri sulmues e katër persona të tjerë të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Lidhur me situatën e trazuar në veri të vendit, për Front Online ka folur ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Ai uron të mos ndodh një gjë e tillë sërish.

Sipas tij, problemet në veri po prekin gjithë Kosovën.

E rëndë ka qenë vrasja e policit, thotë ish-luftëtari.

“Si shumica e qytetarëve edhe unë e kam përcjell situatën me shqetësim, ka qenë e rënd vrasja e policit. Ajo që ndodhi dje në veri uroj të mos përsëritët më se problem në veri po reflektohen edhe në gjithë Kosovën”, u shpreh Lushtaku.

Lushtaku thotë se ka disa faktorë që quan veriun në trazira.

Ish-luftëtari ka vlerësuar edhe Policinë për menaxhimin e situatës së djeshme.

“Duhet ta ruajmë Policinë e shtetit tonë. Policia ka reaguar në mënyrën profesionale. Shumë faktorë janë që ka ndodhur ajo situatë dje në veri por sot nuk është momenti të flasim”, thotë Lushtaku për Front Online.

Polici i vrarë Afrim Bunjaku do të varroset sot në ora 16:00 në Samadrexhë të Vushtrrisë.

Në nderim të policit të vrarë është shpallur ditë zie nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer