E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Patrulla e policisë qe ra në pritë nga terrorristet serbë, rrugës derisa shkonin u paralajmërun për rrezikun qe u kanosej

Veriu i Kosovës u zgjua nën zhurmën e plumbave këtë të dielën dhe një seri zhvillimesh dramatike, që rikthyen frikën e luftës. Një polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në fshatin Banjskë të Zvecanit, ku kishin shkuar pas informacioneve se dy kamionë kishin penguar lëvizjen, raporton portali rajoni.org.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Zvecla dha detaje, ku sipas tij grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mirëpo sipas rrëfimit të burimeve të sigurta të portalit rajoni.org, kanë bërë të ditur se patrulla policorë e cila deri sa po shkontë për vendgjarje ishtë e njoftuar për rrëzikun qe u kanosej dhe u ishtë thënë qe të mos shkonin.

Por rreshteri Afrim Bunjaku i cili sapo kishtë marrë mirënjohje ditë me parë përkundër paraljamërimit të rrezikut qe u kanosej ata kishin vendosur të vazhdonin sëbashku me koleget e tij ta kryenin punën e tyrë pa u trembur.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer