E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Cholleti flet me Kurtin e Vuçiqin, këtij të fundit i kërkon de-eskalim në veri

Zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Derek Chollet, ka folur me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Chollet gjatë bisedës që pati me Kurtin dënoi ashpër dhunën ndaj Policisë së Kosovës, teksa tha se palët duhet të kthehen në dialog.

“Shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të tkehehn në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë e Ohrit”, tha Chollet.

Ndërsa, gjatë bisedës me Vuçiqin, Chollet i kërkoi atij de-eskalim të menjëhershëm dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensione.

“Fola me presidentin Vuçiq për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Chollet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer