E martë, 1 Tetor, 2024

Kurti i ashpër ndaj Vuçiqit: Tha se Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të tij për komandantin legjendar, Adem Jashari.

Kurti, me anë të një postimi në ‘facebook’ ka thënë se Vuçiq është i obsesionuar me komandantin legjendar.

“Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka thënë ai.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, shtohet më tej në postimin e tij.

Vuçiq pak ditë më parë pati kritika pse ndërkombëtarët i referoheshin Adem Jasharit si luftëtar lirie.

“Kur Serbia shkoi në Drenicë që të qerojë hesapet me ata që donin ndaheshin nga shteti i njohur ndërkombëtarisht (Jugosllavia), ata (ndërkombëtarët) thanë se ata janë luftëtarë të lirisë të udhëhequr nga Adem Jashari e jo nga terroristët. Duket që vetëm serbët janë terroristë gjithmonë”, deklaroi përplot viktimizim Vuçiqi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer