E diel, 22 Dhjetor, 2024

E dhimbshme: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën në vetaksident në Dragash

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm afër Dragashit i cili dyshohet se është vetaksidentuar me veturë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se në këtë vetaksident ka humbur jetën, Ensad Rizvani 22-vjeçar nga fshati Leshtan.

Në anën tjetër, Policia ka njoftuar se deri të vetaksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të telefonit.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radish pati një vetaksident të trafikut dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare. Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer