E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kushëriri i deputetit të VV-së emërohet kryeshef në “Trepçë”

Enis Muzaqi është emëruar  Ushtrues i Detyrës së Kryeshefit të “Trepçës”. Ky vendim erdhi pas shkarkimit nga detyra të Enis Abdurrahmanit. Gazeta Insajderi ka mësuar se U.D i ri  Enes Muzaqi është kushëriri i deputetit të VV-së, Besim Muzaqi. Ky i fundit ka mohuar që ka ushtruar ndikim në emërimin e kushëririt të tij.

Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. ka emëruar dje në detyrën e U.D. Kryeshefit Ekzekutive te Trepça SHA, Enes Muzaqi i cili ka afërsi me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi.

Deputeti Muzaqi, i kontaktuar nga Insajderi ka mohuar se ka pasur ndikim në emërimin e tij

“Enesi është kushëri i imi. Në pyetjen tuaj se a kam ushtruar ndikim në punësimin e tij përgjigjja është JO. Ai punon në Trepçë prej së paku 15 vite më parë dhe pandërprerë. Ndërsa emërim nuk besoj që mund të bëjë një pjesë e bordit që nuk kanë kuorum(3 persona) e të cilët në të njëjtën orë shkarkohen”, tha ai në një përgjigje për Gazetën Insajderi.

Muzaqi erdhi në krye pas shkarkimit të Abdurrahmanit. Vendimin e mori Bordi Mbikëqyrës i kësaj ndërmarrje vetëm pak minuta para se të shkarkohej nga ekzekutivi që drejtohet nga Albin Kurti.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, djee ministrja e Ekonomisë, propozoi shkarkimin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, propozim i cili mori votat e kabinetit qeveritar.

Kurse, në mbledhjen që nisi në ora 10:00, Bordi Mbikëqyrës  vendosi që të shkarkoi Abudurrahamanin.

Në arsyetimin e shkarkimit thuhet se ky vendim erdhi pas shqyrtimit të raporteve të prodhimit, financiare e të shitjes.

“Për shkak te mos përmbushjes se detyrave te punës, neglizhencës dhe keq menaxhimit Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. vendosi njëzëri te shkarkoje nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh. A. z. Enis Abdurrahmani” – thuhet në njoftim.

Madje, në arsyetimin e vendimit thuhet se ai ka kërcënuar punëtorët e “Trepçës” me largim nga puna, suspendim e ndalje të mëditjeve dhe shtesave.

 Insajderi ka provuar të kontaktojë me këtë të fundit por nuk ka qenë i qasshëm.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer