Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë në elitën e futbollit tonë.
Prishtina nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në duel me Dukagjinin e Klinës.
Kryeqytetasit dhe klinasit ndanë pikët duke luajtur baras 2-2, të enjten në “Fadil Vokrri”.
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një lojë interesante dhe më katër gola të shënuara.
Albin Krasniqi (21’) nga penalltia dhe Elton Basri (45’ autogol), shënuan për Prishtinën, derisa Ardian Muja (30’) dhe Altin Merlaku (55’), u përkujdesën për një pikë të skuadrës së Armend Dallkut.
Pas këtij barazimi, Prishtina ka 10 pikë në vendin e katërt, kurse, Dukagjini është e shtata me tri pikë më pak.
Ndërkohë, Drita ka arkëtuar pikët maksimal në udhëtim tek Feronikeli ’74. Gjilanasit me dygolëshin e Besnik Krasniqit (39’ dhe 77’), mundën Niklin, me rezultat 0-2.
Drita tani ka 12 pikë në vendin e tretë, katër me pak se Llapi dhe Ballkani që kryesojnë renditjen tabelore në Superligë.