E martë, 1 Tetor, 2024

Ballkani e largon Llapin nga kryesimi, Malisheva fiton në Prizren

Ballkani ka treguar fuqinë prej kampioni në përballje me skuadrën që këtë fillimedicioni ka treguar performancë të mirë, Llapin.

Në ndeshjen e vlefshme për Superligë të zhvilluar në Suharekë të shtunën skuadra e trajnerit Ilir Daja ia ka dalë t’i japë fund ecurisë pozitive të skuadrës së trajnerit Tahir Batatina, duke e mposhtur dhe duka ia marrë edhe pozitën e parë në tabelë.
Suharekasit ia kanë dalë që të fitojnë me rezultat 2-1.
Ka qenë Gripshi ai i cili në minutën e tridhjetë e shtatë ka shënuar në portën e Llapit për rezultatin 1-0, çka me një rezultat të tillë është mbyllur edhe pjesëloja e parë.
Pas kthimit nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh Llapi nuk ia ka arritur të barazojë. Ka qenë skuadra e Ballkanit ajo e cila e ka rritur epërsinë. Menjëherë në minutën e dyzet e shtatë ka shënuar Kryeziu.
Megjithatë Llapi ka arritur të shënojë në portën e Ballkanit. Në minutën e shtatëdhjetë e pestë Gashjanin ka gjetur golin për llapjanët. Por ky gol nuk ka mjaftuar dhe Llapi nuk ia ka dalë që ta evitojë humbjen.

Ndërsa në Prizren, Malisheva ia ka dalë që të marrë pikë të plota. Rezultati përfundimtar në qytetin historik të Lidhjes ka qenë 0-1. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e shtatë kur Mustafa ka realizuar golin e vetëm të ndeshjes, i cili e ka kthyer skuadrën malishevase në vijën e fitoreve, aty ku ishte para se të mposhtej në mesjavë nga Llapi.

Aktualisht tabela e Superligës kryesohet nga Ballkani me nëntëmbëdhjetë pikë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer