E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Komandantja Supreme pret në presidencë minstrin e Mbrojtjes dhe Gjeneralin Jashari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është edhe komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Zyra për media e Presidencës njofton se në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Takimi vjen pas alarmit të SHBA-së se forcat serbe janë dislokuar në afërsi të kufirit me Kosovën. Washingtoni ka bërë thirrje për tërheqjen e tyre. Edhe Berlini zyrtari ka kërkuar Serbisë redutimin e trupave pa vonesa.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer