E hënë, 23 Dhjetor, 2024

E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në familjen Kamenica nga fshati Mirash i Ferizajt. Në shtëpinë e tyre, në rrugën “Rexhep Demiri, djali 42-vjeçar vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e tij, teksa tashmë kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtynë t’i jap fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Ismet Kamenicën, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se 42-vjeçari ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, Kamenica i ka dhënë fund jetës duke u varur në shtëpinë e tijdhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë, përkundër që mjekët intervenuan dhe tentuan për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën 42-vjeçari.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miqtë e familjarët përmes rrjetit social “Facebook”, të cilët u shprehën të pikëlluar për lajmin që morën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer