E martë, 24 Dhjetor, 2024

Nga Muslija te Zhegrova e Muriqi, vlerësimet e futbollistëve kosovarë nëpër botë

Një tjetër javë e suksesshme ka qenë për futbollistët kosovarë që luajnë në kampionate të ndryshme nëpër botë.

Telegrafi në bashkëpunim me SofaSocren vazhdon të sjell pesë futbollistët e Kosovës më të vlerësuar në fundjavën që sapo kemi lënë pas.

Florent Muslija ka marrë notën më të lartë 9,1 pasi ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Paderbornit 3-0 ndaj Schalke 04.

Mesfushori kosovar realizoi dy gola spektakular për t’i dhuruar tre pikë të reja skuadrës së tij.

 

Edon Zhegrova ishte vendimtar në fitoren e Lille në udhëtim te Le Havre me një gol fantastik që realizoi në pjesën e parë.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Vedat Muriqi që realizoi gol në La Liga me fanellën e Mallorcës kundër Rayo Vallecanos.

Sulmuesi tjetër nga Kosova, Shkëlqim Vladi gjeti golin me Luganon në përballje ndaj Winterthur.

Gol vendimtar realizoi edhe Emir Sahiti duke fituar derbin me Hajdukun e Splitit përballë Dinamo Zagrebit 1-0. /Telegrafi/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer