E martë, 24 Dhjetor, 2024

Hapen ofertat e tenderit për transmetimin e seancave dhe aktiviteteve komunale të Skenderajt, gare e ashpër mes mediave

Komuna e Skenderajt ka hap ofertat e tenderit për transmetimin e seancave dhe aktiviteteve komunale të Skenderajt me vlerë të parashikuara prej 19 mijë e 900 euro, raporton portali rajoni.org.

Portali rajoni.org ka mësuar se në garë kanë marrë pjesë 5 ofertues.

Sipas procesverbalit – ofertën e parë e ka paraqitur ofertuesi “Alban Fejzullahu B.I” me çmim prej 70 mije e 520 euro.

Ofertën e dytë e ka paraqitur grupi i operatoreve ekonomik “Aktuale & Foto Kabashi” me çmim prej 19 mije e 445 euro.

Ofertën e trete e ka paraqitur “Studio BINX” me çmim prej 18 mije e 130 euro.

Dy ofertuesit me të lire del të jenë “KosovaPress” me çmim prej 16 mije e 248 euro dhe kompania “Treeks” me çmim prej 15 mije e 888 euro.

Megjithatë kjo është renditja vetëm sipas ofertave ekonomike. Ditët në vijim autoriteti komunale do të shqyrtojë dokumentacionin për të parë se cilat nga kompanitë përmbush kriteret dhe cila diskualifikohet.

Kujtojmë qe kriteret e dhëniës se tenderit janë:

  • Tenderi i përgjegjshëm me Çmimin më te ulët dhe
  • Tenderi i përgjegjshëm ekonomikisht më i favorshëm/Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer