E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka arritur të zë vendin e parë në Kampionatin Ballkanik të boksit për senior në kategorinë deri 60 kilogramë.

Edhe pse pati vetëm një luftë të zhvilluar ajo fitoi medaljen e artë.

Sadiku e mposhti boksieren nga Ukraina, Tetiana Dovgal në kompeticionin që u mbajt në Albena të Bullgarisë.

Në këtë kompeticion në kategorinë deri 60 kilogramë ishin vetëm boksierja kosovare dhe ajo ukrainase.

Sadiku ishte më e mirë në të tria raundet.

Kosova në Kampionatin Ballkanik Albena 2023 fitoi 5 medalje, 1 medalje të artë Donjeta Sadiku dhe 4 të bronzta 54kg, Bashkim Bajoku, 67kg, Shpetim Bajoku, 71kg, Patriot Behrami dhe 86kg, Taulant Jakupi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer