E martë, 24 Dhjetor, 2024

Nxënësi nga Drenasi pëson lëndim të rëndë pas aksidentit me biçikletë – kërkohet ndihmë financiare për shërim jashtë vendit [FOTO]

Andi A. Avdyli nxënës i klasës së 8-të në shkollën “Rilindja” Dritan/Dobroshec të Drenasit ka pësuar lëndime të rënda nga një aksident me biçikletë dhe ndodhet në përkujdesin intenziv.

Mjekët në QKUK janë duke u përkujdesur në maksimum për shëndetin e tij, mirëpo së fundi është shfaqur nje koplikim që kërkon urgjentisht intervenim kirurgjik e që fatkeqesisht nuk mund të realizohet në QKUK.

Familjarët përveç ankthit e mërzisë, së fundëmi po përballen edhe me pamundësi financiare për trajtim jashtë vendit, e që ky trajtim është tepër i domosdoshëm.

Për shërimin e Andit duhet një shumë prej 65 mijë euro, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i plotë nga shkolla “Rilindja”:

Thirrje për njerzit vullnetmirë

Andi A. Avdyli është nxënës i klasës së 8-të në shkollën ton.

Ai ka pësuar lëndime të rënda nga nje aksident me biçikletë dhe ndodhet në përkujdesin intenziv.

Mjeket në QKUK janë duke u përkujdesur në maksimum për shëndetin e tij, mirëpo së fundi është shfaqur nje koplikim që kërkon urgjentisht intervenim kirurgjik e që fatkeqesisht nuk mund të realizohet në QKUK.

Familjaret përvec ankthit e merzise, se fundëmi po përballen edhe me pamundesi financiare për trajtim jasht vendit, e që ky trajtim është teper i domosdoshëm.

Grumbullimin e të hollave e ka filluar vellai i tij (ALBAN AVDYLI) me shoqeri ne Gjermani, por shuma e kërkuar nga spitali në Turqi kërkon që edhe ne në Kosove të japim kontributin tone për ta mbajtur në jete Andin.

Lutemi që të gjej shërim sa më të shpejt Andi!

#Ndihma juaj shpresë për Andin

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer