Tuesday, February 25, 2025

Fitojnë City e Barcelona, mposhtet PSG

Manchester City ka dalë fitues në momentet e fundi nga përballja me Leipzig në “Red Bull Arena”, Newcastle i ka dhënë një leksion Paris Saint Germain e Barcelona është kthyer me pikë të plota nga përballja në udhëtim me Porton. 

Në ndeshjet e tjera të grupeve të Champions League, Lazio ka fituar nga Celtic, Borussia Dortmund dhe Milan kanë luajtur baras e poashtu edhe Crvena Zvezda – Young Boys.

Në ndeshjen e zhvilluar në tokën gjermane që ka përfunduar 1-3, City e ka gjetur golin vetëm pas njëzet e pesë minutash kur ka shënuar Foden. Fillimi i pjesës së dytë e ka sjellë edhe golin e barazimit për Leipzig kur ka shënuar Openda. Deri në momentet e fundit ndeshja ka qenë e barabartë, por anglezët nuk kanë lejuar edhe mbylljen e asisojtë. Alvarez (84′) dhe  Doku (90+2′) kanë vulosur fitoren e Cityt.

Newcastle e ka deklasuar kampionin francez, duke e mposhtur 4-1. 
Almiron (17′), Burn (39′),  Longstaff (50′), Schar (90+1′) kanë shënuar për skuadrën angleze, derisa golin e vetëm për francezët e ka realizuar Hernandez (56′).

Barcelonës i ka mjaftuar goli i Torres në kohën shtesë të pjesës së parë për t’u kthyer fitues nga udhëtimi në Portugali.

Me golat e Vecino (29′) dhe Pedro (90+6′), Lazio ka marrë fitore të rëndësishme kundër Celtic, ku golin e vetëm për vendasit e ka realizuar Furuhashi (12′).

Në ndeshjen Borusia Dortmund  – Milan nuk ka pasur gola.

Të enjtën në kalendar janë ndeshjet e dy ligave të tjera: Europa League dhe Conference League.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer