E martë, 24 Dhjetor, 2024

Dhunë në një familje në Drenas: Burri e bën për spital bashkëshorten, ajo kthehet tek familja e saj

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Komunën e Drenasit, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, shkruan portali rajoni.org.

Rajoni ka zbuluar se gruaja e ka denoncuar dje rastin në Polici, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka goditur me grushte e shqelma, me ç’rast ka rrëfyer për problemet e vazhdueshme që kanë pasur.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, ka marrë lëndime trupore. E njejta me pas është dërguar tek familja e saj.

Njësitet janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer