E mërkurë, 2 Tetor, 2024

“Qyqan, mshele gojën…” – përplasje e ashpër mes dy Samive në korridorin e KQZ-së

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Sami Kurteshi e Sami Hamiti sa nuk janë përleshur në përfundim të mbledhjes.

Kurteshi edhe pas largimit të pothuajse të gjithë anëtarëve nga mbledhja vazhdoi që të kundërshtojnë vazhdimin e mandatit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj.Me këtë rast ndërhyri Sami Hamiti i LDK-së, duke thënë se duhet që t’i drejtohen Gjykatës, edhe pse tha se shumë vendimet që VV-ja i ka marrë janë heshtur poshtë.

Me këtë rast reagoi Kurteshi duke i quajtur të gjithë “qyqana” e “mshele gojën”.

Debati i tyre vazhdoi edhe në korridorin e KQZ-së, që për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer