E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Theret me thikë një 18-vjeçar në Drenas, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të premten në mbrëmje në Komoran, ku mbeti i therur me thikë një 18-vjeçar, i cili u sulmua nga një bashkëmoshatar afër një objekti.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se i riu është dërguar me lëndime serioze në spital, por sipas informacioneve të para nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Në anën tjetër, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ndërsa thika e përdorur në rast është konfiskuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe brenda afatit ligjor të dorëzohet kallëzimi penal.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer