E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Zbulohet kush është i dyshuari që e dhunoi 14-vjeçaren në Suharekë, e pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të së njëjtës moshë, të cilët krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht, raporton Sinjali.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në Suharekë, ku një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga një person.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare, e cila dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar.

Sinjali mëson se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Mustafa Vaha, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Për gjithë ngjarjen është deklaruar vet viktima, e cila para hetuesve policorë ka rrëfyer për raportin që ka pasur me të dyshuarin.

Ndërsa i dyshuari, pasi u shoqërua në stacion policor, ka dhënë dëshminë e tij, me ç’rast e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të hapet rasti si “Dhunim” dhe i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer