E enjte, 3 Tetor, 2024

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te sfida mes Prishtinës dhe Yllit

Java e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshje tjera.

Vëmendja do të jetë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00.

Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.

Sot do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin.

Istogasit, që është hera e parë që luajnë në elitë, janë ende në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë rresht.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00, me fillim prej orës 19:00.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer