E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Sot del para gjykatës 16 vjeçari në Pejë, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij

Sot në orën 12:00 është caktuar seanca për masën e sigurisë ndaj 16 vjecarit nga Peja, i cili u arrestua nën dyshimet për terrorizëm.

I njëjti dyshohet se planifikoi që të kryente një sulm vrasjesh ndaj disa nxënësve të klasës së tij.

Avokati i të miturit, në një bisedë për KALLXO.com ka mohuar përfshirjen e tij në këtë rast deri sa shton se klineti i tij është i mitur.

Ai thotë se nuk ka prova për klinetin e tij, ndërsa tutje përmend faktin se e gjitha nisi nga një mesazh në rrjetin social TikTok.

“Me një mesazh me të voglin, një budallaki, u shkru një mesazh në Tiktok sikursi me qindra persona që shkruajmë, si fëmija mo. Kurgjo tjetër” – tha avokati i të miturit.

Prokuroia e Pejës ka konfirmuar se tashmë rasti i është deleguar Prokurorisë Speciale të Kosovës.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer