E enjte, 3 Tetor, 2024

Arrestohet shtetasja nga Shqipëria, e bëri për spital një polic pasi e gjobiti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase nga Shqipëria, pasi e njëjta dyshohet të ketë sulmuar fizikisht dhe sharë zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të PK-së, e gjithë kjo ndodhi në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pas gjobës për kundërvajtje që iu shqiptua të dyshuarës.

“Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 08.10.2023 – 05:50. Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer