E premte, 27 Dhjetor, 2024

Policia e Kosovës zbulon identitetin e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, ka nënshtetësi holandeze

Policia e Kosovës e ka zbuluar identitetin e të dyshuarit për vrasjen e rëndë që ka ndodhur 1 muaj më parë në Podujevë. I dyshuari është Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, por që ka nënshtetësi holandeze.

Sulja dyshohet se ka vrarë në një market Valmir Breznicën me nofkën “dhija”.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″ thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer