E enjte, 3 Tetor, 2024

Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë,Deliu-Kodra shkarkohet si anëtaren e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimi

Haxhi ka paraqitur pretendimet e saj në lidhje me këtë çështje. Haxhiu tha se është njoftuar se disa anëtar Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit nuk kanë shkuar në mbledhje dhe janë paguar.

Ajo me këtë rast ka përmendur deputeten Deliu-Kodra që sipas saj, në disa mbledhje nuk ka marr pjesë dhe është paguar, për këtë ajo tha se janë bazuar në një raport të cilin e kanë bërë në Ministri.

Lidhur me këtë shkresë të Ministrisë së Drejtësisë, me katër vota për e dy abstenime Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka votuar për shkarkimin e Blerta Deliu-Kodrës, si anëtaren e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Në fjalën e saj para anëtarëve të Komisionit, deputetja Blerta Deliu-Kodra, tha se ka pasur të domosdoshme që të ballafaqohet në këtë Komision me ministren pasi sipas saj, Haxhiu në një televizion e ka quajtur atë edhe “hajneshë”.

Ministrja Haxhiu tha se  duhet që t’i vije turp deputetes dhe të kërkoj falej për këtë, sipas saj, ajo duhet që të kthej ato para që ka marr pa shkuar në Komision fare

Haxhiu po ashtu tha se nuk e ka përdorur termin “hajneshë” në atë intervistë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer