Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është raportuar për një rast dhunimi në Ferizaj.
Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari gjendet në arrati.
“DHUNIM, Ferizaj, 10.10.2023 – 01:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.