E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Zbulohet arsyeja se pse Sara Hoxha ishte pa Ledrin në tapetin e kuq

Pjesëmarrja e partneres së reperit Ledri Vulës, Sara Hoxhës në filmin “Në kuadër të dashurisë” është një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj.

Pas pjesëmarrjes në konkursin e kërcimit “Dance ëith the Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky është angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.

Tashmë prej disa kohësh, ajo ka nisur angazhimet e saj profesionale, duke mos u njohur vetëm si partnerja e Ledri Vulës.

Por gjithsesi, në premierën e filmit teksa të gjithë prisnin që çiftin e njohur në tapetin e kuq ta shihni bashkë.

Por nuk ndodhi kështu! Dhe shumë ndjekës kanë nisur të aludojnë në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Dhe mesa duket mungesa e tij nuk ka të bëjë me ndonjë angazhim profesional, pasi teksa u pyet nëse ai do të ishte pjesë e premierës së filmit, ajo u shpreh, “Ta shohim”, duke treguar në njëfarë mënyre se ndoshta do të merrte ndonjë surprizë të bukur nga partneri saj, por mesa duke diçka e tillë nuk ndodhi.

Me një kërkim të lehtë në rrjet, sheh që Ledri nuk ka bërë as edhe një postim për partneren e tij, e vetmja që hodhi një foto të Sarës ishte vjehrra e saj Xherladina.

Mos ndoshta çifti po kalon periudhë krize? Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Ledri dhe Sara janë prindër të një vajze të quajtur Poema.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer