E premte, 4 Tetor, 2024

Kosova mposht Andorrën dhe merr fitoren e parë

Kosova ka arritur ta marrë fitoren e parë në fushatën e kualifikimeve për Euro 2024.

Kjo pasi në ndeshjen e të enjtës e ka mposhtur Andorrën me rezultat 3-0.
Kosovarët e kanë dominuar ndeshjen në kuptim të të gjitha statistikave, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën.
Ka qenë Rashica ai i cili e ka hapur serinë e golave. Në minutën e njëzet e gjashtë një top i ardhur nga Florent Muslija ka kaluar në pronësi të vushtrriasit i cili e ka dërguar drejt rrjetës. Kjo ka bërë që Kosova të shkojë në pushim me epërsi.
Pastaj në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga primoz Gliha e ka gjetur rrjetën edhe dy herë.
Rashica ka shënuar edhe një herë në minutën e shtatë dhjetë e një dhe Zeqiri në minutën e tetëdhjetë e tetë.
Pas kësaj fitore Kosova që ka grumbulluar shtatë pikë gjendet në vendin e katërt në tabelën e grupit që kryesohet nga Zvicra me katërmbëdhjetë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të duhej të zhvillohej pas tri ditësh me Izraelin, por është shtyrë pas situatës së krijuar në Lindjen e Mesme, ku Hamas dhe shteti izraelit kanë rinisur luftën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer