E premte, 4 Tetor, 2024

Një dramë e re në showbiz, ja kush janë dy personazhet e njohur që sapo nisën një ”luftë”

Një ”dramë” e re në showbizin shqiptar sapo u shtua.

Diola Dosti dhe Anila Kalleshi kanë ”thumbuar” hapur njëra-tjetrën përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë Anila, e cila ka zgjedhur të kritikojë një “kolegen” e saj në lidhje me një informacon që kjo e fundit kishte dhënë në lidhje me personat që kanë probleme kardiake, duke i sugjeruar të konsumojnë dhjamin e mishit.

Kalleshi mendon se e ka bërë këtë thjesht për viralitet sepse nuk ka bazë shkencore, ndërsa duke bërë një humlumtim të vogël, kuptohet se statusi i drejtohet Diola Dostit.

Ish-banorja e “BBVIP”, që prej vitesh e shohim në ekran me këshillat e saj, po sidomos pas reality show-t ka marrë vëmendje të shtuar, ka zgjedhur që të reagojë pas deklaratës së Anilës, duke bërë një postim ironik në Instagram.

Diola ngre pyetjen se si quhen këto dietologet me 7 grada shkencore që dobësojnë gjithë dynjanë, por kanë nevojë të shkojnë vetë tek dietologia dhe pyetjen e ka për një “fansen” e saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer