E diel, 22 Dhjetor, 2024

LDK në Vushtrri reagon pas sulmit ndaj shtepiakut të shkolles nga punëkryesi: Po shpërfaqen renovimet shkel e shko!

Gjatë ditës së sotme është sulmuar Xhevdet Aliu, shtëpiak në shkollën “Enver Hadri” në fshatin Smrekonicë të Komunës së Vushtrrisë, shkruan portali rajoni.org.

Aliu, derisa ishte duke kryer pastrimin e disa mbeturinave është sulmuar nga punëkryesi i renovimit në atë shkollë. Si pasojë e sulmit, ai ka marrë edhe lëndime trupore.

Përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar edhe nënkryetari i LDK’së në Vushtrri i cili ka thënë se lajmi i tille shpërfaq më se miri realitetin e Vushtrrisë.

“Lajm i keq sulmi fizik ndaj shtëpiakun e shkollës në Smrekonicë, në momentin që u shpërfaqen renovimet “shkel e shko”! Mosreagimi nga kryetari Idrizi shpërfaq “fijet e tij” me qytetarët! #Vushtrria meriton më mirë!”, ka shkruar ai.

Rastin për sulmin ndaj kryepunëtorit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një person i dyshuar është intervistu, më pas është liruar në procedurë të rregult. Rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor”, tha ai.

Kurse avokati i viktimës, Kastriot Feka për Mediumin Paparaci ka dhënë detaje mbi sulmin ndaj Aliut në vendin e punës.

“Punon si shtëpiak në shkollën e Smrekonicës. Sot ka dalur për të pastruar oborrin e shkollës dhe pronari i kompanisë ka ardhur e ka sulmuar në vendin e punës si dhe e ka kërcënuar e paraprakisht edhe djali i pronarit e ka kërcënuar, gjithnjë sipas Xhevdetit.

Xhevdeti është duke jetuar në kushte te vështira pasi që ka pasoja nga lufta e poashtu të ardhurat e vetme që jeton me shoqen e me 5 fëmijet e tii i ka nga rroga si shtëpiak. Ai gjithashtu bashkëshortën e ka të sëmurë, nga tomori është operuar”, theksoi Feka.

Feka po ashtu njoftoi se Aliu ka qenë ushtar i tri luftërave, në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer