E hënë, 18 Nëntor, 2024

“Koha për rikuperim…”, Horoskopi i ditës së hënë, 16 Tetor 2023

Dashi:

E nesërmja do të jetë një ditë pozitive dhe rikuperuese për ju si në vendin e punës ashtu edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Sa i përket dashurisë, muajin tjetër do të vijnë ditë më të mira.

Demi:

Keni pasur shumë gjëra për të bërë dhe tani keni tension dhe lodhje të madhe. Mes të hënës dhe ditëve në vijim mund të keni një problem të vogël në punë.

Binjakët:

Ditë pozitive me hënën që gjendet aktualisht në shenjën tuaj. Ajo ju jep forcë të madhe dhe ju ndihmon në marrëdhëniet ndërpersonale dhe sidomos dashurinë.

Gaforrja

Ju mund të rivlerësoni diçka nga e kaluara dhe ajo lidhet me një ndjenjë. Mërkuri dhe Venusi ju mbrojnë dhe ju bëjnë të kuptoni se dashuria është e rëndësishme për ju. Në punë do ju duhet të djersitni shumë.

Luani:

Jeni shumë kritik ndaj atyre që ju rrethojnë, duke përfshirë edhe partnerin/en. Megjithatë, ky qëndrim mund të prishë marrëdhëniet, sepse ndjenjat nuk duhet të jenë një garë për të parë se kush është më i mirë.

Virgjëresha:

Nesër është një ditë pozitive kështu që merruni me gjërat, duke realizuar një projekt ose edhe duke demonstruar ndjenjat tuaja. Në ditët në vijim mund të keni një rënie të lehtë.

Peshorja:

E juaja është një periudhë e luhatshme, me stres të fortë dhe shumë lodhje në vendin e punës. Nga ana tjetër, megjithatë, ka perspektiva të mira në dashuri: po fillon një periudhë shumë intriguese.

Akrepi:

Jeni në një fazë rikuperimi në sajë të Venusit dhe Mërkurit në shenjën tuaj. Në dashuri, nëse ende nuk e keni gjetur personin e duhur, mos u dëshpëroni, por përpiquni të mos mbylleni në një guaskë.

Shigjetari:

Ditë pozitive për sa i përket jetës profesionale: disa lajme të mira mund të vijnë, veçanërisht nëse jeni një profesionist i pavarur ose nëse keni biznesin tuaj. Mundohuni të përfitoni nga mundësitë dhe të bëni maksimumin tuaj.

Bricjapi:

E nesërmja do të jetë një ditë shumë pozitive për ju, ndaj përpiquni të përfitoni nga ajo dhe të shfrytëzoni çdo mundësi që ju shfaqet, si në punë ashtu edhe në dashuri. Yjet janë në anën tuaj.

Ujori:

Ju dëshironi të shkoni larg dhe jeni të fokusuar në këtë objektiv, edhe pse duhet më parë të lani disa llogari – për t’u rikthyer në rrugën e duhur – kur bëhet fjalë për paratë. Nga ana tjetër po i neglizhoni ndjenjat, duket sikur nuk keni kohë për dashuri.

Peshqit:

Dëshironi të ndrydhni veten dhe të jetoni një histori pa përfshirje emocionale. Ose ndoshta thjesht dëshironi të shkëputeni pak pas gjithçkaje që keni kaluar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer