E premte, 4 Tetor, 2024

“Nuk ka qëndrim të vetin”, Ferat Shala nuk do qe të prishet me fraksionet e degës në Drenas!?

Në prag të zgjedhjeve në parti në degën e PDK-së në Drenas, përpjekjet për unifikimin e degës mes grupit të Ramiz Lladrovcit dhe grupacioneve tjera brenda kësaj dege deri tani kanë dështuar, shkruan portali rajoni.org.

Burime të rajonit tregojnë se për të gjetur një gjuhë unifikuese kishtë bërë qe të përfshiheshin edhe akteret e kësaj partie, por deri tani pa pasur rezultate.

Siç, mesojnë burime të rajonit – i pelqyer nga qendra qe t’a marrë degën ishtë deputeti i konsomuar i kësaj partie, Ferat Shala.

Mirëpo, siç tregojnë burimet e rajonit i njejti në biseda ka refuzuar duke thënë se nuk do qe të prishët me grupacionet qe janë në këtë qytet.

“Ferati nuk ka dashtë me hy sepse nuk po dëshiron me u prishë me asnjërin grup. Sipas mendimit të Shalës, hyrja e tij në “garë” do të perkthehej automatik në prishje me ndonjë grupacion. E prishja me ndonjë grupacion do të thoshtë humbje e mbështetjes dhe votave. Për shkak kësaj, përveç neutralitetit ai kurrë nuk guxon me pas qëndrim të vetin”, thotë burimi i rajonit.

E si duket në këtë drejtim, ashtu si partia edhe Ramiz Lladrovci nuk po qendron duarkryq. Duke parë vetën të rrezikuar e në panik, rajoni ka zbuluar se së i pari i Drenasit i ka ofruar “armikut” të tij, Naim Bazajt, dy drejtori dhe pozitën e zëvendës kryetarit – me qëllim qe ta përkrahtë në luftën e tij për t’a mbajtur pushtetin.

Rajoni po ashtu ka mësuar ekskluzivisht se grupet kundershtare pritet ta sfidojnë Lladrovcit me emra potencial siç janë: Ajvaz Berisha, Adnan Thaçi dhe Petrit Hajdari./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer