Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar “fotografinë familjare” në Tiranë.
Fotografia është shkrepur nën ritmin e muzikës folklorike shqiptare e të Ballkanit dhe vallëzimit të valltarëve të Ansamblit.
Liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë argëtuar teksa duartrokitën nën ritmin e muzikës.
Pjesë e fotografisë ishin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përveç kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Siç raportojnë disa media, ajo nuk ka dashur të dalë në fotografi për shkak të flamurit të Kosovës.