Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për dialogun me Kosovën.
Vuçiq këtë e ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Kinë, duke thënë se “edhe biseda më e keqe është më mirë sesa të mos dialogohet fare”, raportojnë mediet serbe, përcjell Gazeta Insajderi.
“Është e rëndësishme të flasim, të dialogojmë, edhe pse e dimë se nuk ka asgjë për të përfituar nga kjo, sepse Kurti nuk ka dashur asnjëherë dialog. Ne duam dialog, duam formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, zbatimi i asaj që kemi rënë dakord, sidomos Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar gati 11 vjet më pare. Kam frikë se nuk kemi bashkëbisedues për këtë, por edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, tha Vuçiq.
Ai këto deklarata i bëri Pekin, ku po merr pjesë në samitin “Belt and Road”.