E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“16 armë, 100 mijë euro, unaza e qafore” – Reagon Mozzik, tregon çfarë i vodhën hajnat në shtëpi

100 mijë euro kesh, 15/16 armë me leje e ari (orë, unaza e qafore), janë vjedhur në shtëpinë e reperti kosovar “Mozzik”.

Përmes një statusi në Facebook, Gramoz Aliu ka konfirmuar se para dy netësh hajnat kanë hyrë brenda shtëpisë së tij në Ferizaj.

Ai ka bërë të ditur se armët e vjedhura kanë qenë të gjitha me leje.

Njoftimi i plotë:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve)
Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite .
Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .
Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.
Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)
Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)
Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .
Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)
Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .
Shnet Paçi !

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer