E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Ia mundësoj djalit qe të fitoj tenderit 100 mije euro me shtrenjtë”, Banorët e Shipolit ankohen për kualitetin e dobët të punimeve

Në lagjen Shipol të Mitrovicës po bëhet rregullimi i rrugës dhe infrastrukturës përcjellëse. Por banorët e kësaj pjese kanë ngritur shqetësimin për “jepi zë” për kualitetin e punimeve.

Sipas tyre anësoret që po vendosen janë të një materiali shumë të dobët madje më të dobëta se ato paraprake, duke i argumentuar edhe me foto.

Qytetarët kanë thënë se ata janë në gjendje të durojnë pluhurin e vonesat dhe dëmet që po ju shkaktohen nga këto punime, por nuk do të lejojnë punime me kualitet të dobët.

Nuk po kryhet punët mire, edhe pse tenderi në fjale ishtë i dyshimtë

Komuna e Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga ekonomisti Bedri Hamza, kishtë shpërblyer me kontratë konsorciumin ekonomik – “Kosova Asfalt shpk, EL – Bau shpk, Avag Group shpk, Alfa.I”

Tenderi ku u shpall fitues ky grup operatoresh parashihtë ndërtimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit” në Shipol , raporton portali rajoni.org.

Oferta e këtij grupi të operatorëve ekonomik që fituan tenderin është 777,508 euro, e që është 77,508 mbi çmimin e parashikuar të kontratës, pasi që me rastin e shpalljes së tenderit çmimi i dhënies së tij ishte parashikuar nga komuna të jetë 700 mijë euro.

Tenderi ju dha konsorciumit ekonomik, ani se oferta e tyre nuk ishtë më e lira

Në dokumentin e autoritetit kontraktues (komuna e Mitrovicës) të siguruar nga rajoni, i cili i njofton operatorët ekonomik për fituesin dhe jepen arsyetimet dy grupeve të operatorëve pse janë elinimuar, tregohet arsyeja e eliminimit të ofertuesit më të lirë, që faktikimisht është rreth 100 mijë euro më i lirë se fituesi i tenderit, që në këtë rast komuna do të paguaj mbi 99 mijë euro më shumë fituesit se sa do t’i paguante ofertuesit më të lirë.

Pra grupi i operatoreve ekonomik “Kosova Asfalt shpk, EL – Bau shpk, Avag Group shpk, Alfa.I”, u shpallen fitues edhe pse kishte biznese të tjera që ofertuan më lirë.

Komuna e Mitrovicës përdori procedurën e hapur në këtë aktivitet prokurimi. Krahas operatoreve të lartëpermendur, aplikuan edhe tre ofertues, raporton rajoni.org.

Konsorciumi “Bujar Shabani B.l.; N.N.SH. WORLD MEDIUM sh.p.k” konkurroi me një çmim prej 678 mijë euro.

Fituesit e tenderit “Kosova Asfallt shpk, EL – Bau shpk, Avag Group shpk, Alfa.I” me 777 mijë euro – çmim me të cilin edhe u shpallen fitues.Kompania “Asfalt Corp” kunkurroi me 851 mije euro dhe konsorciumi “Benita Company, Asfalt Group” me 800 mijë sosh.

Operatorëve të përbashkët “Bujar Shabani B.l.; N.N.SH. WORLD MEDIUM sh.p.k” nuk u kreu punë çmimi më i lirë, që ishte edhe kriter kryesor për dhënien e kontratës, raporton rajoni.org.

Ata u eliminuan nga autoriteti komunal, për siç u tha, mosplotësim të kritereve tjera të kërkuara në Dosjen e Tenderit.

LEXO EDHE:

Maskaradë me tender në Mitrovicë /Bujar Shabani ‘tërhiqet’, i mundësohet djalit fitimin e tenderit 100 mijë euro mbi ofertën më të lirë (Dokument)

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer