Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në hyrje të Komoranit.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku janë përfshirë dy vetura.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për të lënduar ende nuk është njoftuar.
Policia e trafikut ndodhet në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.