Pas denoncimit të degës se LDK’së në Vushtrri për keqperdorime në Komunën qe udhëhiqët nga Ferit Idrizi, prokuroris sot ka vizituar këtë komunë, shkruan portali rajoni.org.
Burime të portalit rajoni.org brenda komunës së Vushtrrisë kanë bërë me dije se sot objektin e komunës së Vushtrrisë e kanë vizituar zyrtaret e prokurorisë, me ç’rast kanë marrë dosjet në të cilat pretendohet se janë shkaktuar dëm afër 100 mijë euro si pasojë e falsifikimit të 15 lëndeve.
Por për çfarë keqperdorimesh e akuzoi dega e LDK’së në Vushtrri, pushteti aktual të Vushtrris, që e vuri në aksion prokurorinë!?
Dega e LDK’së në Vushtrri ka denoncuar egzekutivin e Komunës së Vushtrrisë për falsifikim të 15 dokumenteve dhe dëmtim të bugjeti në vlerë afër 100 mije euro.
“Qeverisja aktuale mund të përdorë faqen zyrtare komunale për reagime e për çfarëdo njoftimi zyrtar, por jo edhe për tentim të mbulimit të mashtrimit e të falsifikimit. Janë 15 lëndë të falsifikuara nga zyrtarët komunal, dëmi për Komunën dhe qytetarët llogaritet të jetë afër 100 mijë euro. Pse nuk është hapur peocedurë disiplinore për falsifikuesit? “
Po ashtu kjo dëge e akuzon kryetarin e Vushtrrisë për parregullësi në ushtrimin e detyrave zyrtare dhe për heshtje përball këtyre dukurive negative.
“Për mashtrim duhet ta kujtojmë videon e publikuar gjatë një mbledhjeje komunale ku shihen zyrtar duke votuar për persona joprezent”.
“Ashtu siç nuk patën reagime nga kryesuesja e kuvendit për ato parregullësi, ashtu nuk ka reagime edhe nga Kryetari për keqpërdorimet dhe mashtrimet që po bëhen ndaj qytetarëve, për të cilin nuk e dimë se a i ka mbyllur sytë apo janë favore edhe për të. “