E shtunë, 5 Tetor, 2024

Sot vjen në Kosovë deputetja britanike që alarmoi se Serbia po fut armë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do ta pres sot në takim deputeten britanike, Alicia Kearns.

Takimi do të mbahet në orën 13:00, në kabinetin e Konjufcës.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, pati thënë në korrik se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. Ajo tha se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer