Ballkani dhe Liria kanë publikuar formacionet startuese para ndeshjes së javës së 10-të në elitën e futbollit kosovar.
Stadiumi i Qytetit në Suharekë është vendtakim i dy skuadrave të cilat do të takohen nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.
“Portokallezinjtë” konsiderohen favorit për të triumfuar ndaj Lirisë, ekipit prizrenas që nuk po kalon formë të mirë.
Ballkani ka 20 pikë në pozitën e parë, ndërkohë Liria zë vendin e parafundit me gjashtë pikë gjithsej.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Zyba, Ramadani, Tolaj, Gripshi, Berisha, Kryeziu.
Liria: Shala, Zenunaj, Spahiu, Dube, Topalaj, Gavazaj, Stafa, Beseni, Bunjaku, Tjiueza, Alidema.