Trajneri shqiptar, Ilir Daja feston sot ditëlindjen e tij të 57-të.
“Timonieri” i Ballkanit në mesin e shumë urimeve një të tillë e ka pranuar edhe nga klubi ku ai aktualisht është pjesë.
Ballkani me anë të një postimi në faqen zyrtare e ka uruar Dajën me rastin e ditëlindjes.
Suharekasit kanë falënderuar atë për angazhimin me skuadrën.
“Urime ditëlindjen trajner Ilir Daja. Ekipi e falënderon nga zemra për përpjekjet e tij maksimale dhe angazhimin e pandërprerë në synimet e klubit tonë. Me këtë rast përcjellim urimet më të mira për të dhe familjen e tij dhe duke i deshiruar 100 vite të lumtura e të suksesshme” – ka shkruar Ballkani.